Zvicra triumfon 3:0 në Shkup edhe pa kapitenin Granit Xhaka

Zvicra mori një fitore të pastër 3:0 ndaj Maqedonisë së Veriut, duke dëshmuar se mbetet një ekip kompetitiv edhe në mungesë të kapitenit Granit Xhaka.

Të lidhura

None found

Dominimi zviceran u shfaq që në minutat e para të takimit dhe rezultati u zhbllokua në minutën e 22-të. Remo Freuler shfrytëzoi një pasim të saktë dhe, me një goditje brenda zonës, e dërgoi topin në këndin e djathtë të portës, duke vendosur shifrat 0-1.

Vendasit kërkuan të riktheheshin në lojë, por rastet më të rrezikshme vazhduan t’i krijonte Zvicra. Në minutën e 27-të, Dan Ndoye goditi shtyllën nga distanca, ndërsa më pas Johan Manzambi vuri në provë portierin Stole Dimitrievskin.

Epërsia e mysafirëve u dyfishua në minutën e 41-të. Zachary Athekame shërbeu për Zeki Amdounin, i cili realizoi me saktësi nga brenda zonës dhe e mbylli pjesën e parë në avantazhin 0-2 për Zvicrën.

Fillimi i fraksionit të dytë solli një moment tensioni për Maqedoninë e Veriut. Matej Gashtarov u ndëshkua fillimisht me karton të kuq në minutën e 47-të për një ndërhyrje të rëndë, por pas konsultimit me VAR-in vendimi u përmbys dhe lojtari mori vetëm karton të verdhë.

Zvicra nuk e uli ritmin dhe në minutën e 74-t realizoi edhe golin e tretë. Amdouni ndërmori një aksion individual dhe e përfundoi atë me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të portës, duke shënuar 0-3 dhe duke kompletuar paraqitjen e tij me dy gola.

Edhe gjatë minutave të fundit, zviceranët e mbajtën nën kontroll zhvillimin e ndeshjes. Amdouni iu afrua një tjetër goli, por Dimitrievski reagoi mirë dhe e ndali tentativën e tij.

Zvicra e zhvilloi këtë takim pa Granit Xhakën, i cili u largua nga grumbullimi pasi ndaj tij po zhvillohet një hetim për një certifikatë të Covid-it të marrë me para. Megjithatë, skuadra tregoi organizim të lartë dhe alternativa të mjaftueshme, ndërsa Amdouni ishte lojtari kryesor i sfidës me dy realizime.

Për Maqedoninë e Veriut, përballja rezultoi e vështirë, pasi kundërshtari e mbajti nën kontroll pjesën më të madhe të lojës.


En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş