Zorc ngadalëson largimin e Haaland

Michael Zorc, drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, foli në Sky Sports për gjestin e Haaland që po nxit thashethemet, kur norvegjezi falenderoi vetëm tifozët pasi shënoi një dopietë kundër Greuther Fürth në Signal Iduna Park (3-0).

“E pyeta se çfarë fshihej pas kësaj dhe ai nuk tha asgjë. Sigurisht që do të qëndrojë, ” tha Zorc në një intervistë me prezantuesin e Sky, Sebastian Hellmann.

Padyshim që deklaratat e drejtuesve të Dortmund gjithmonë janë profesionale, por largimi i Haaland tanimë është thuajse i sigurtë dhe vetë ata janë në dijeni të këtij fakti. r.t/albeu.com


Shtuar 18.12.2021 19:37