Zbulohen prapaskenat, Werner dëshironte kalimin te Man United

Sulmuesi Timo Werner dëshironte kalimin te Manchester United para se t’i bashkohej Chelseas.

25-vjeçari iu bashkua “Bluve” vitin e kaluar, derisa ishte i lidhur me disa gjigantë evropianë, ndër to United.

Sidoqoftë, Werner ende nuk e ka gjetur formën, ngase shënoi vetëm një herë në 12 paraqitjet e fundit.

Sipas Bild, gjermani preferonte kalimin te United, i cili është klubi i fëmijërisë.

Manchester ishte gati t’i paguante pagën prej 13 milionë funte për vit, mirëpo marrëveshja nuk u arrit me Leipzigun.

Liverpool ndërkohë gjithashtu zhvilloi një mbledhje sekrete, por Chelsea ia doli ta ‘rrëmbejë’ në fund.

Werner gjatë 15 muajve në “Stamford Bridge” ka shënuar 13 gola.

Ka spekulime që Bayern Munich është duke provuar ta transferojë në afatin kalimtar të radhës, atë të janarit.


Shtuar 26.09.2021 23:22