Ylli i Real Madridit tregohet i sinqertë: Kushdo që e kritikon nuk merr vesh nga futbolli

Lionel Messi u trasnferua nga Barcelona te PSG në merkaton e verës. Një largim i bujshëm ky i cili erdhi pas 20 vitesh që “Pleshti” mbante të veshur fanellën e katalanasve.

Sulmuesi argjentinas arriti të fitonte me Barçën 35 trofe ku ka thyer edhe rekorde të njëpasnjëshme duke u bërë një nga lojtarët më të mirë të botës së futbollit.

Me kalimin në Paris te PSG, 34-vjeçari nuk po arrin të tregojë formën e tij më të mirë, ku në 16 ndeshje të luajtura këtë sezon në të gjitha kompeticionet ka arritur të shënojë vetëm 6 gola dhe ka dhënë 5 asiste.

Shume kritika në drejtim te Messit ka pasur gjatë kësaj periudhe, të cilat më së shumti lidhen më largimin nga Barcelona ku ishte një lider i padiskutueshëm dhe tani te mos përshtatja siç duhet me PSG-në.

Për këtë situatë për “Telefoot” ka folur edhe ylli i Real Madrid, Karim Benzema,  që ka pasur fatin të luajë kundër sulmuesit argjentinas në “El Clasico” në Spanjë.

Karim benzema ka theksuar se njerëzit që e kritikojnë Lionel Messin nuk kuptojnë asgjë nga futbolli, ku Benzema është i bindur se argjentinasi do të jetë i suksesshëm në Francë.

“Si nuk do të jetë Messi i suksesshëm? Është vetëm çështje përshtatjeje, sepse ai nuk ka shumë gola. Por shikojeni se çfarë bën ai në fushë. Sidoqoftë, nuk mund ta kritikosh një lojtar të tillë, dikush që e kritikon Messin nuk kupton asgjë nga futbolli”, është shprehur Benzema.

Fati do t’ vë përballë Messin dhe Benzema përsëri kur Madridi të përballet me PSG-në Champions League muajin e ardhshëm. /albeu.com


Shtuar 23.01.2022 16:37