Saimir Korreshi e thotë troç: Partia Demokratike ka vetëm një mënyrë për të fituar zgjedhjet

Deputeti Saimir Korreshi është shprehur se ka një mënyrë të vetme për të fituar zgjedhjet e 6 marsit, bashkimi në një kandidat të vetëm.

Komentet ai i bëri në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV, ku foli për zgjedhjet në Bashkitë pa kryetar.

Ai tha se përmes këtyre zgjedhjeve duhet ti japin mesazhin e parë qeverisë se ata mund ti fitojnë zgjedhjet por gjithmonë duke u bashkuar dhe jo duke bërë teste mes tyre nëse votat janë të Bashës apo Berishës.

“Ne duhet ti fitojmë këto zgjedhje dhe këto fitohen nëse ato janë të bashkuar, do kishim shanse reale për ti fituar këto zgjedhje. Lushnja i fiton zgjedhjet si bashki nga PD. Këtu nënkuptoj të gjithë demokratët të cilët duhet të marrin fatet e tyre në dorë dhe duhet të kandidojmë me një sigël ne jemi partia demokratike dhe jemi demokratë nuk mund të kandidojmë brenda vetvetes sonë me dy kandidatë të ndryshëm, do vinim në siklet shumë shok e miq që i kemi pasur përkrah. Duhet ti japim mesazhin e parë qeverisë se ne i fitojmë zgjedhjet dhe kjo vetëm duke qenë të bashkuar.

Kjo qeveri përdor të gjitha mjetet dhe mënyrat e mundshme për të fituar zgjedhjet, në këtë raste do gabonim nëse nuk garojmë të bashkuar. Nëse ne nuk bindim njeri-tjetrin, nëse jemi të përçarë poshtë është e kotë të bëjmë një kërkesë për më lart. Nëse vendosim me njeri tjetrin për një kandidat të përbashkët i fitojmë zgjedhjet. Kjo nuk është një test, ne duhet ti tregojmë Ramës që fitojmë dhe se ka ardhur koha që ai të largohet. Nuk jam për teste brenda partisë sepse ky do të ishte turpi i demokratëve të mos gjejmë dakordësi sepse s’mund të flasin 30 veta për 17 mijë demokratë. Nuk jemi për teste por për të fituar bashkinë e Lushnjës dhe jo se kush i ka votat Basha apo Berisha”, u shpreh Korreshi./albeu.com/