Ylli holandez akuzohet për tentativë vrasje

Ylli holandez i futbollit Quincy Promes është akuzuar për tentativë vrasje në lidhje me një therje me thikë në një mbledhje familjare vitin e kaluar.

Sulmuesi i Spartak Moskës, 29 vjeç, u ndoq penalisht pasi viktima e supozuar, që mendohet se ishte kushëriri i të dyshuarit, u plagos rëndë në gju. Mediat holandeze kanë përmendur si të dyshuar ish-lojtarin e Ajax-it, i cili u transferua në skuadrën e Premierligës ruse në shkurt për një shumë prej 7 milionë funtesh.

Kuptohet se Promes u arrestua në mes të dhjetorit dhe më vonë u lirua në lidhje me incidentin, i cili ndodhi në fillim të vitit të kaluar në një festë familjare në qytetin piktoresk Abcoude, pak jashtë Amsterdamit. Ai dyshohet se u përlesh pas një debati me të afërmin dhe anëtarët e tjerë të familjes ndërhynë menjëherë, thanë raportet e lajmeve në atë kohë.

Pas një hetimi, prokurorët vendosën të akuzojnë Promes për tentativë vrasjeje, ose ndryshe për sulm të rëndë. “Vendimi për të paditur Promes është i vetmi vendim i drejtë. Pas shënimit të dosjes, do të kërkojmë edhe nga Prokuroria Publike që të ndiqet penalisht i dyshuari për tentativë vrasje”, tha avokati./h.ll/albeu.com

 

 


Shtuar 19.11.2021 10:49