Xavi pas fitores ndaj Cadiz: Të martën kemi një luftë, duam të bëjmë diçka të madhe

Barcelona ka marrë një fitore minimale në udhëtim te Cadiz me rezultat 0-1, fitore që i mbanë ende gjallë shpresat për titull në La Liga.

Në këtë takim nëntë futbollistë titullarë munguan për Barcelonën, derisa golin e vetëm e shënoi Joao Felix.

Megjithatë vëmendja e katalunasve është për të martën, ku trajneri i tyre Xavi Hernanez ka thënë se i pret një luftë dhe duan të bëjnë diçka të madhe.

“Të martën, ne kemi një luftë për të luftuar, ndeshja vjen në formën tonë më të mirë këtë sezon. Ne duam të bëjmë diçka të madhe”, tha Xavi menjëherë pas fitores kundër Cadiz .

“Isha i bindur. Unë e njoh grupin, futbollistët. Jemi një familje dhe e dija që do të bënim një hap përpara. Jemi përmirësuar në nivel grupi. Mendoj dhe është evidente se jemi në momentin më të mirë të sezonit dhe kemi konkurruar mirë”.

“Ky është futbolli dhe ne mund të humbasim në çdo kohë. Por duhet të përpiqeni të përfitoni nga rasti dhe tani vjen pjesa argëtuese, pjesa më e mirë, më e bukura e sezonit”, tha Xavi.

Xavi i referohet ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të Barçës kundër PSG ku Barça fitoi ndeshjen e parë 3-2 dhe katalunasit synojnë mos të mposhtën në vend të tyre për të kaluar në gjysmëfinale. /Telegrafi/


Shtuar 14.04.2024 11:45