Xavi: Dembele më kërkoi që të qëndronte me ne, unë kam nevoj për talentin e tij

Xavi Hernandez , trajneri i Barcelonës, prezantoi ndeshjen e nesërme kundër Villarrealit në një konferencë për shtyp: “Villarreal është një rival i fortë, do të përballemi me një ekip që pëlqen të sulmojë dhe të mbajë topin, të trajnuar nga një trajner i madh, duhet fituar çdo ndeshje themelore në këtë moment emergjence. Ne jemi Barcelona dhe duhet të synojmë gjithmonë përsosmërinë, personalisht jam i kënaqur me punën që po bën ekipi.”

Tekniku i Blaugranas më pas u ndal edhe në disa emra: “Ansu Fati po bën mirë, shpresoj ta kem në dispozicion në Mynih. Dembele një ditë më parë bëri një përpjekje titanike… Unë fola me të dhe i thashë se kam besim në të, tek cilësitë e tij për të tashmen dhe për të ardhmen. Ousmane u përgjigj se është i lumtur këtu dhe se shpreson të rinovojë kontratën që skadon në qershor. Gjithçka varet nga ai dhe klubi”./h.ll/albeu.com


Shtuar 26.11.2021 16:10