West Ham kërkon mbrojtësin e Fiorentinës

West Ham është një klub surprizë këtë sezon në Angli ku po befason me performancën e tij.

Momentalisht klubi anglez ndodhet në vendin e tretë në kuotën e 23 pikëve njësoj si Manchester City, dhe 3 pikë pas vendit të parë që ndodhet Chelsea. Ogbona , mbrojtësi i West Ham ka pësuar një dëmtim dhe tashmë klubi anglez po kërkon të transferojë në janar mbrojtësin e Fiorentinës , Nikola Milenkoviç.

Milenkoviç është një mbrojtës i dalluar në Seria A dhe anglezët do të hidhen në sulm për të fituar shërbimet e tij në merkaton dimërore./h.ll/albeu.com


Shtuar 10.11.2021 19:47