Tentuan të kalonin drogën në doganën e Hanit të Hotit, prangosen dy persona

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi tentuan të kalonin tetë kilogram kanabis drejt Malit të Zi.

Droga është sekuestruar në afërsi të doganës së Hanit të Hotit, në tentativë për ta transportuar drejt Malit të Zi.

Mësohet se destinacioni i drogës më pas ishte një vend Evropian dhe pritej që të kalonte përmes Malit të Zi.

Sipas burimeve, në pranga janë vendosur dy shtetas nga ky operacion, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë e këtij grupi kriminal./albeu.com/


Shtuar 10.11.2021 19:49