Vinicius Jr nuk dorëzohet lehtë, “ngacmon” sërish këngëtaren shqiptare (FOTO LAJM)

Ngulmues në sprintet e tij në fushë, ngulmues edhe kur bëhet fjala për dashurinë. Ylli Brazilian i Realit, Vini JR ka treguar edhe njëherë pëlqimin për këngëtaren shqiptare.

Të gjithë e dimë “fiksimin” që ai ka me reperen nga Kosova, Taynën, dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar dhe gjatë videos live ditën e djeshme të saj në “Instgram”.

Të lidhura

None found

Këngëtarja paralajmëroi një video live në prag të publikimit të këngës së saj më të re dhe normalisht Vinicius nuk kishte si të mungonte. 20-vjeçari i bëri dhe një koment me një zemër e një emoji, i cili nuk mund t’iu shpëtonte fansave.

Mesa duket dyshja ka mbetur në kontakt, por nuk dihet nëse kanë diçka më shumë bashkë.

Një gjë është e sigurtë se lojtari i madrilenëve ka disa ndenja për Taynën, e cila po vazhdon të ngjisë shkallët e suksesit në fushën e muzikës.


Shtuar 18.03.2021 12:06