Vini Jr shpreh hapur dashurinë për Realin: Nuk më intereson sa më paguajnë, dua të qëndroj këtu

Së fundmi është raportuar se Real Madridi do të nisë negociatat për rinovimin e kontratës me Vinicius JR.

I pyetur për këtë, Vinicius tha se dëshiron të qëndrojë dhe nuk i intereson se sa e paguajnë.

“Rinovimi i kontratës? Ata ende nuk me kanë thënë asgjë, kontrata ime skadon në vitin 2024 dhe ende ka kohë. Jam shumë i qetë, dua të qëndrojë dhe nuk më intereson sa më zgjasin ose sa më paguajnë”.

“Çfarë ka rëndësi për mua është lumturia që jam pjesë e klubit më të mirë në botë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Vinicius është duke kaluar formën më të mirë të karrierës, por çuditërisht nuk u ftua për ndeshjet e nëntorit te Kombëtarja e Brazilit. /albeu.com


Shtuar 1.11.2021 19:06