VIDEO / Mirlind Daku fantastik, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e dytë për vitin 2024

Mirlind Daku është shfaqur protagonist në ndeshjen miqësore që ekipi i tij, Rubin Kazan ka luajtur përballë koreano-jugorëve të Gangëon. Sfida përfundoi me rezultatin 2-0.

Ndërsa Daku ishte autori i golit të dytë për të tijët. Pasi mori një top në zonë, sulmuesi me origjinë nga Gjilani ia doli të rrëzonte me forcën e trupit mbrojtësin kundërshtar dhe më pas duke dërguar topin në rrjetë në minutën e 56’ të sfidës.

Ky është goli i dytë për Dakun për vitin 2024, ku të parin e shënoi ndaj serbëve të Napredak në një tjetër miqësore, e cila u fitua nga Rubin Kazan me rezultatin 5-2.


Shtuar 15.02.2024 18:46