De Ligti në radarin e Real Madridit

Real Madridi ia ka vënë syrin mbrojtësit të Bayern Munchenit, Matthijs de Ligt, sipas Defensa Central Spain.

Mirëpo, ai po ashtu po ndiqet edhe nga gjiganti tjetër i futbollit evropian, Manchester United.

Përfaqësuesi i Holandës nuk po rehatohet në bankën rezervë ku e ka lënë trajneri Thomas Tuchel i cili duket se nuk e ka atë në preferencat e tij. /klankosova/


Shtuar 15.02.2024 18:48