FC Kharkiv po përballet me Obolon në javën e pestë të Premier League-s ukrainase, ndërsa vendasit po udhëheqin me rezultatin 4-0.
Dy ish-futbollistët e Dinamos, Peter Itodo dhe Baton Zabërgja, kanë qenë përsëri në qendër të suksesit të skuadrës së tyre. Itodo zhbllokoi sfidën në minutën e 9-të, duke realizuar nga pika e bardhë.
Të lidhura
None found
Vetëm katër minuta më vonë, Zabërgja dha asistin për Paracon, i cili shënoi golin e dytë të takimit. Në minutën e 14-të, Itodo u shfaq sërish në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë pas pasimit të Kalyuzhnyi.
Kjo ishte një tjetër paraqitje mbresëlënëse e dy lojtarëve që gjatë aventurës së tyre te Dinamo, nën drejtimin e Ilir Dajës, u dalluan për numrin e lartë të golave në Superiore.
