VIDEO / Çmenduri e tifozëve te Barcelonës, gjuajnë me gurë autobusin e skuadrës së tyre

Tifozët e Barcelonës kishin pushtuar prej orësh rrugët që çonin drejt stadiumit drejt stadiumit “Lluís Companys” ku luhej ndeshja e Ligës së Kampioneve mes skuadrës së tyre dhe PSG-së.

Ata dëshironin që të krijonin një atmosferë sa më të zjarrtë para ndeshjes, duke ndezur fishekzjarrë për të dhuruar një pamje spektakolare.

Në këtë mënyrë ata pritën edhe autobusët e dy skuadrave të cilët mbërritën në stadium, por ku bënë një gafë shumë të madhe.

Meqë tymi i fishekzjarrëve nuk lejonte shikueshmëri të mirë, kur tifozët panë një autobus të afrohej, nisën sharjet kundër PSG-së dhe gjuajtën me flakadanë dhe gurë automjetin.

Por më pas ata kuptuan se në fakt po gjuanin autobusin e skuadrës së tyre, i cili po kalonte në ato momente dhe në vend të motivimit për lojtarët, me shumë siguri kishin trembur disa prej tyre me këtë sulm.


Shtuar 16.04.2024 21:01