Verratti mesazh Realit: Ne nuk dimë të mbrohemi, kemi avantazh sfidën e parë

PSG ka udhëtuar në Spanjë për tu përballur me Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, në sfidën e kthimit të Champions League.

Një përballje e luftuar mes dy skuadrave pritet të jetë ajo e ditës së nesërme, ku takimi i parë mes madrilenëve dhe parizienëve ka përfunduar me fitoren 1-0 të gjigandëve të Ligue 1, me gol të shënuar nga Kylian Mbappe.

Në konferencën për shtyp, për të folur për këtë përballje ishte Marco Verratti, i cili nuk ka nguruar ti dërgojë “sms” kundërshtarit të tij se janë gati për të marrë një tjetër fitore që do të thotë kualifikim në fazën tjetër.

“Ne kemi një avantazh të vogël, por kjo nuk do të thotë asgjë, nuk mund të përpiqemi të mbrohemi, veçanërisht sepse nuk është loja jonë dhe nuk dimë ta bëjmë këtë.

 Ne kemi një ekip që mund të luajë në kundërsulm, sepse me shpejtësinë që kemi në vijën e parë, me Messin, Neymar, Di María, Mbappe, kur kemi hapësirë, ne mund të jemi shumë të rrezikshëm.

 E dimë që ka edhe ekipe të tjera me të njëjtin objektiv, por po afrohemi. Ne kemi qenë në një finale dhe një gjysmëfinale dy vite radhazi dhe kjo nuk është e lehtë për t’u arritur”, ka theksuar lojtari italian./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.03.2022 15:45