Veprime pa i menduar pasojat, Barcelona miliona euro borxhe te Liverpool dhe Juventus

Klubi i Barcelonës prej kohësh po vuan një krizë ekonomike e cila erdhi si pasojë e veprimeve të pa menduara mirë nga bordi i mëparshëm.

Sipas “2PlayBook”, katalunasti i kanë 115 milionë euro ekipeve tjera për transferimet që i kanë bërë.

Barcelona i ka 39 milionë euro borxh Juventusit për transferimin e Miralem Pjanicit, 32 milionë euro Ajaxit për transferimin e Frenkie de Jong po ashtu edhe 13 milionë euro për transferimin e Sergino Dest.

Po ashtu katalunasit ende ia kanë borxh 13 milionë euro Liverpoolit për transferimin e Philippe Coutinhos.

Katalunasit patën 481 milionë euro humbje në sezonin 2020/2021 për shkak të pandemisë


Shtuar 4.10.2021 21:14