“Vendimet e FIFA-s duhet të respektohen”, Infantino komenton heqjen e pezullimit për Balogun

Pas debatit publik që shoqëroi vendimin e Komitetit të Pavarur Disiplinor për Folarin Balogun, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, reagoi duke vënë theksin te rëndësia që ka pavarësia e organeve gjyqësore në futboll.

Sipas tij, strukturat disiplinore të FIFA-s funksionojnë plotësisht të pavarura dhe vendimet e tyre ndërtohen mbi rregulloret në fuqi dhe faktet e çdo rasti konkret.

Të lidhura

None found

Heqja e kartonit të kuq për Balogun u kundërshtua nga shumë emra të njohur të futbollit, si edhe nga Kombëtarja e Belgjikës.

“Organet gjyqësore të FIFA-s janë të pavarura. Ato zbatojnë Kodin Disiplinor dhe vendosin bazuar në rregulla dhe fakte. Pavarësia e tyre është thelbësore për integritetin e futbollit dhe duhet respektuar gjithmonë”, deklaroi ai.

Infantino u ndal edhe te kontaktet që ka pasur me liderë botërorë, duke pohuar se për çështje që lidhen me Kupën e Botës ka biseduar edhe me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, por sqaroi se vendimmarrja mbetet kompetencë e organeve përkatëse të FIFA-s.

“Është një proces ligjor që trajtohet nga organet e pavarura dhe vendimi merret prej tyre. Kështu funksionon sistemi i FIFA-s dhe unë do ta respektoj gjithmonë këtë parim”, shtoi Infantino.

Kreu i FIFA-s pranoi gjithashtu se jo në çdo rast bie dakord me vendimet e komisioneve disiplinore, por nënvizoi se respektimi i tyre nuk vihet në diskutim.

“Disa vendime më befasojnë, me disa pajtohem dhe me disa jo. Por gjithmonë i respektoj. Nëse na pëlqejnë apo jo, është e parëndësishme. Respekti për institucionet dhe sundimi i ligjit mbrojnë integritetin e garave tona”, përfundoi ai.

https://x.com/fifamedia/status/2074160315562885122


En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş