Varane flet për gabimet më të mëdha në karrierën e tij: Kisha tronditje, doja ta godisja vetën

Në vitin 2020, Raphael Varane bëri dy gabime katastrofike që i lejuan Manchester Cityt të eliminojë Real Madridin nga raundi i 16-të i Ligës së Kampionëve pas humbjes 2-1 në Manchester.

Varane tani e ka pranuar se kishte pësuar tronditje, duke zbuluar se jo vetëm në atë ndeshje por kishte bërë gabime edhe me Francën në çerekfinale të Kupës së Botës.

“Kam pasur disa tronditje,” thotë Varane për L’Equipe.

“Nëse shikojmë pas në tre nga ndeshjet më të këqija të karrierës sime, janë të paktën dy në të cilat unë kisha pësuar një tronditje: kundër Gjermanisë në çerekfinale të Kupës së Botës 2014 dhe Real Madrid kundër Manchester Cityt në raundi i 16-të i Ligës së Kampionëve 2020”.

“E ndjeva tronditje, i thashë vetes: zgjohu. Për pak doja të godisja vetën me shuplakë. Gjatë lojës, tre topat e parë ishin teknikisht të pastër, por isha shumë i ngadaltë”.

“Nuk mund të koncentrohesha për të qëndruar në lojën time, isha si një spektator. Loja shkoi keq për mua”.

“Në retrospektivë, kuptova se ishte e lidhur me tronditjen që kisha pësuar… E pyeta shumë veten dhe, më në fund, kuptova se këto gabime të pazakonta nuk kishin rënë nga qielli”, shtoi Varane.

Gabimi i parë i Varane natën ishte kur lejoi Gabriel Jesus t’i rrëmbejë topin dhe asistoi te Sterling për golin e parë të Man City.

Në minutën e 70-të, Varane do të bënte një tjetër gabim gjatë një dueli ajror për të lejuar Gabriel Jesusin të shënonte golin e dytë të Cityt dhe anglezët fituan 2-1. /Telegrafi/


Shtuar 2.04.2024 16:34