Kokainë dhe kanabis fshehur në kavanoz me oriz, arrestohen 3 shqiptarët në Itali!

Mbrëmjen e djeshme janë arrestuar për trafik droge, nga policia italiane në Trentino, tre shqiptarë.

Gjatë proçesit të kontrolleve të bëra nga policia në një automjet tip “Audi” u gjetën 2 doza kokainë dhe një pistoletë.

Në bazë gjetjes së kokainës dhe armës, policia vendosi të kontrollojë edhe banesën e të riut shqiptar që drejtoteautomjetin.

Në momentin kur karabinierët mbërritën në banesën e të riut, dy shqiptarë tentuan të fshihnin diçka poshtë një makine të parkuar. Pas kontrollit të policisë, në qesen që shqitparët tentuan të fshihnin poshtë automjetit, u gjetën 8 kilogramë drogë, mes tyre kokainë dhe hashash. Në banesë u gjet edhe gjysmë kile kilogramë të fshehur në kavanozin me oriz.


Shtuar 2.04.2024 16:28