U ndëshkua me karton të kuq, Ibra nuk e kuptoi arsyen (VIDEO)

Milani trumfoi në udhëtim tek Parma, por kartoni i kuq i Zlatan Ibrahimovic mbetet ende mister, shkruan lajmi.net.

Ibrahimovic ishte duke ecur në mesin e fushës kur po ndodhte një duel ndërmjet lojtarit të Parmas dhe Calhanoglut.

Si duket, Ibrahimovic duhet ti ketë thënë diçka gjyqtarit, pasi ai u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Ibra mbeti i shtangur nga ky veprim i gjyqtarit.

Rasti ndodhi në min (60′) të ndeshjes.


Shtuar 10.04.2021 20:31