Chelsea rikthehet te fitorja, mposht bindshëm Crystal Palacen (VIDEO)

Chelsea ka triumfuar në udhëtim tek rivali londinez, Crystal Palace.

Crystal Palace dhe Chelsea janë ndeshur në kuadër të javes së 31-të të Premierligës.

“The Blues” ishin nën kontroll gati gjatë gjithë ndeshjes dhe rezultati e tregoi këtë fakt. Kai Havertz ishte në formë të mahnitshme këtë takim.

Havertz zhbllokoi rezultatin në min (8’) pas një asistimi nga Hudson-Odoi. Pas vetëm dy minutash, ai dhuroi një asistim për Pulisic, min (10’).

Kurt Zouma realizoi gol të bukur me kokë në min (30’) për ta thelluar epërsinë e Chelseat.

Rezutlati i pjesës së parë, Crystal Palace 0-3 Chelsea.

Në pjesën e dytë, Christian Benteke shënoi golin e nderit në min (63’).

Christain Pulisic shënoi golin e dytë në këtë ndeshje, ai shënoi në min (78’).

Rezultati përfundimtar, Crystal Palace 1-4 Chelsea.


Shtuar 10.04.2021 20:25