Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti përballë Samsunspor në transfertë në çerekfinalet e Kupës. Ai shënoi penalltinë vendimtare, duke siguruar që skuadra të shkonte në gjysmëfinalet e turneut.
“Ishte një ndeshje e vështirë, e pame edhe me ekipet e tjera se si luajtën. Është vetëm një ndeshje ndaj duhet ta interpretosh siç duhet. Është shumë e vështirë në këtë stadium, një skuadër shumë e mirë. Ne jemi shumë, shumë të lumtur që shkuam në gjysmëfinale, ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe do të shkojmë atje për të fituar dhe arritur në finale”, u shpreh Muçi pas sfidës.
Të lidhura
None found
Ai u pyet edhe për situatën e tij shëndetësore, për shkak të problemeve që e kishin lënë prej javësh larg fushave të lojës.
“Kisha një dëmtim, për një apo dy javë nuk mundesha as të ecja ndaj ishte një periudhë e vështirë. Por tani po bëhet çdo gjë më mirë në stërvitje dhe sot ndjehesha mirë. Ndaj shpresoj që në ndeshjen e radhës të luaj më shumë minuta dhe të vazhdoj të ndihmoj ekipin”, deklaroi sulmuesi shqiptar.
