Tomori bind, Milani gati të derdhë milionat te Chelsea

Në merkaton e janarit, mundësitë për të afruar futbollistë cilësorë në skuadër janë të pakta. Megjithatë, te Milan kanë pasur zgjuarsinë për të gjetur një element me vlera siç është Fikajo Tomori.

Mbrojtësi erdhi në huazim nga Chelsea ku nuk po gjente shumë hapësira, por në ambientin kuqezi i ka bindur të gjithë teksa është shndërruar në një titullar fiks i trajnerit Stefano Pioli. Kështu, drejtuesit italianë janë të gatshëm të bëjnë një sforco ekonomike dhe ta transferojnë përfundimisht Tomorin në San Siro.

Kartoni i mbrojtësit kushton 28 milionë euro, ndërsa edhe anglezi do të ishte i lumtur të qëndronte në Serinë A, duke qenë se është përshtatur më së miri.


Shtuar 28.03.2021 13:51