Arjan Sala nuk ishte vetëm në magazinë, si u shkëput nga 3 të tjerët që e shoqëronin

Detaje të reja bëhen me dije nga zjarri që përfshiu magazinën në Tiranë, ku për pasojë mbeti i vdekur dhe 32 vjeeçari Arjan Sala.

Bëhet e ditur se kanë qenë edhe 3 persona të tjerë të cilët kanë bërë përpjekje për t’u futur në magazinë, por janë kthyer pas në momentin kur janë ndjerë keq nga tymi dhe flakët, ndërsa Arjani ka përparuar më në thellësi me një bombul që përdoret për shuarjen e flakëve në duar.

Mjeti në fjalë i është gjetur pranë trupit të pajetë në momentin kur është zbuluar pas pothuajse 3 ditë kërkimesh. Personat që kanë qenë me Salën atë ditë përfshirë edhe djalin e pronarit të qendrës tregtare, janë marrë në pyetje nga hetuesit ku kanë dhënë edhe dëshmitë e tyre për ngjarjen, ndërsa kanë treguar se më përhapjen masive të flakëve janë kthyer pas duke humbur nga sytë 32-vjeçarin. Përpara se Sala të bllokohej në magazinë duke pësuar fillimisht asfiksi dhe më pas humbur jetën, ka asistuar ne avakuimin nga kati nëntokë i godinës i të paktën 7 personave që ndodheshin aty.

Ndërkohë të ndjerit i është dhënë lamtumira ditën e djeshme dhe është varrosur në pranë eshtrave të të afërmve, teksa është iniciuar edhe nisma për shpalljen e Arjan Salës “Dëshmor i Atdheut”, por ende nuk është marrë përfundimisht një vendim i tillë për shkak të pritjes së ekspertizës.

Kujtojmë se Arjani la pas djalin e tij 2 vjeçar dhe bashkëshorten, dhe kërkesa e familjarëve për shtetitn është që të tregojë vëmendje për ta.


Shtuar 28.03.2021 01:03