Beteja me koronavirusin, nis vaksinimi masiv edhe në rrethe

Ashtu sikundër ishte paralajmëruar vaksinimi masiv ndaj koronavirusit ka nisur ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, por edhe në rrethe.

Vaksinimi po vijon edhe në rrethin e Sarandës, Fierit, Durrësit, Elbasanit dhe Gjirokastrës.

Mësohet se 1200 vaksina Sinovaks në Sarandë  do të injektohen sot në 9 qendra, të cilat janë tashmë të hapura. Ndërkohë në Delvinë janë në sherbim të vaksinimit 4 Qendra, ku numri i vaksinave është 470 të tilla.  Vaksinimi, sipas drejtuesve të Shëndetit Publik kryhet në rregull pa probleme dhe nga vaksinatorë me përvojë

8000 doza vaksine kineze SINOVAC janë në 18 qendra shendetesore ne Fier, Patos, Roskovec të cilat kanë nisur vakzinimin e dozës së parë për popullaten nga mosha mbi 75 plus dhe 80 vjec plus dhe nje pjese e sistemit

Edhe në Durrës ka nisur aplikimi i vaksinës Covax. Vaksinimi po kryhet në qendrat shëndetësore të bashkisë Durrës e Shijak. Ndërkohë po vazhdohet me “Pfizer” dhe “AstraZeneca”-n për dozën e dytë tek stafi spitalor, mësuesit dhe të moshuarit 80+. Nga ana tjetër, vijon vaksinimi i pedagogëve, të cilët që nga data 26 nisën të merrnin dozat e para të vaksinës. Deri më sot janë vaksinuar afro 50 përqind e mësuesve të shkollave të Durrësit, ndërsa është planifikuar që të kryhet vaksinim edhe javën e ardhshme, pasi ka shtim kërkesash nga mësuesit.

-Edhe ne Elbasan ka nisur vaksinimi masiv i popullates .Per qarkun e Elbasanit jane parashikuar 11 mije vaksina nga keto 8 mije jane per bashkine Elbasan.

-1 mije doza  te vaksines kineze po aplikohen ne Gjirokaster, ku jane ngritur 13 qendra shëndetësore në mënyrë që të procedohet me vaksinimin masiv te popullsise.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama bëri me dije se deri në maj do të vakzinohen 500 mijë banorë, teksa vaksinimi i gjithë popullsisë pritet të jetë vaksinuar e gjithë popullsia.


Shtuar 28.03.2021 13:41