Irlanda paralajmërohet për rrezikun nga Muriqi, Zhegrova dhe Asllani

Analistët irlandezë presin që Vedat Muriqi të jetë një kërcënim serioz për Republikën e Irlandës në përballjen me Kosovën. Ata theksuan gjithashtu se Edon Zhegrova dhe Fisnik Asllani kërkojnë vëmendje të veçantë.

Të lidhura

None found

Muriqi po shkëlqen te Fenerbahçe, ndërsa pritet të jetë përsëri një nga lojtarët kryesorë për shënimin e golave në Kombëtaren e Kosovës.

Alan Cawley, analist i RTE-së, vlerësoi se ndalimi i sulmuesit kosovar do të jetë një detyrë e vështirë për mbrojtjen irlandeze. Ai veçoi forcën fizike të Muriqit në sulm dhe aftësinë për të gjetur rrugën drejt rrjetës, duke kujtuar se ai ka realizuar gjashtë gola në gjashtë ndeshje në nisje të sezonit me Fenerbahçen.

Cawley shtoi se në ndeshjen e përmendur Muriqi u dallua edhe për kontributin në zonën e mbrojtjes dhe largimet e shumta të topit. Sipas tij, mbrojtësit irlandezë do të përballen me vështirësi, pavarësisht nëse skuadra luan me tre apo katër lojtarë në prapavijë.

Në të njëjtin podcast, ish-përfaqësuesi i Republikës së Irlandës Stephen Kelly foli për dy futbollistë të tjerë të Kosovës: Edon Zhegrovën, yllin e Juventusit, dhe Fisnik Asllanin, sulmuesin e Hoffenheimit. Asllani ka shënuar katër gola në 16 paraqitje me Kombëtaren.

Kelly nënvizoi se Kosova ka lojtarë me talent në repartin ofensiv dhe se futbollistët irlandezë në mbrojtje duhet të jenë të përqendruar në maksimum.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetCasibominterbahisjojobetholiganbetizmir escortCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobet girişsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet