Telashe për Bayern, Coman i nënshtrohet një operimi në zemër

Coman i është nënshtruar një operimi në zemër, dhe lajmin e ka konfirmuar trajneri i Bayern Munich Julian Nagelsmann.

Nagelsmann tregoi që ishte një rrezik i vogël i menaxhuar në mënyrë të duhur, dhe shpjegoi që nuk ishte diçka e zakonshme.

“Ritmi i tij i zemrës kishte një problem të vogël që kishte rrahje më të ngadalta. Në disa momente ai kishte probleme me frymëmarrje”, tha Nagelsmann.

“Ai është në gjendje shumë të mirë, ka vetëm dhimbje të vogla në plagë. Kur plaga të shërohet, ai do të fillojë seancat përgatitore përsëri dhe nuk do të mungojë më shumë se një javë eventualisht dy, para se ai të rikthehet në stërvitje”, shtoi trajneri i “Bavarezëve”.

Po ashtu, Nagelsmann tregoi që Coman do të fillojë stërvitjet kardio ditën e marte. /albeu.com/


Shtuar 17.09.2021 18:58

Tags: ,