Dita e sotme do të jetë kyçe për të ardhmen e Milanit. Në fushë skuadra viziton Leçen dhe nëse nuk merr një fitore atëherë Konseisao mund të konsiderohet një “ish”.
Plani i kuqezinjve në rast të shkarkimit të portugezit është që të emërojnë Tasotin si trajner deri në fund të sezonit dhe më pas të risjellin në Milano, Maks Alegrin.
Të lidhura
None found
Sa i përket të ardhmes së drejtorit sportiv thuhet se emri që ka bërë që të gjithë të bien dakord është ai i Andrea Bertës. Sipas medieve italiane ish-drejtori sportiv i Atletiko Madrid konsiderohet si njeriu i duhur për postin, por nës këtë histori “Djalli” nuk ka bërë llogaritë me Arsenalin. Klubi londinez ka marrë fjalën e Bertës, i cili i është premtuar dhe nuk do që të punojë në Serie A.
Në këtë pikë në garë kanë mbetur vetëm Tare dhe Paratiçi. Shqiptari ka mbështetjen e Zlltan Ibrahimoviçit ndërsa ish-drejtori i Juves ka simpatinë e Xhorxho Furlanit.
