Tagliafico “paralizon” negocitat e tjera, do vetëm Barcelonën

Barcelona kërkon të forcojë krahun e majtë të mbrotjes këtë merkato dimërore. Ka disa emra në tavolinë, por për momentin i pari në listë është Nicolas Tagliafico. Barcelona dhe Ajax kanë disa ditë që po negociojnë për inkorporimin e argjentinasit.

Situata nuk është e lehtë sepse Ajax nuk dëshiron të ndahet me futbollistin e tij , por klubi i Barcelonës shpreson të arrijë një marrëveshje për shkak të marrëdhënieve të mira që kanë ekzistuar gjithmonë mes dy klubeve.

Ai që e ka shumë të qartë është Tagliafico. Futbollisti i jep përparësi ofertës së Barçës mbi të tjerat që ka marrë. Dhe nuk është vetëm njm një ekip. Napoli, Marseille, Aston Villa dhe Chlesea kanë shfaqur interesim për mbrojtësin argjentinas, por lojtari ka qenë shumë i qartë me përfaqësuesin e tij dhe i ka thënë të ndalojë gjithçka derisa të negociohet largimi i tij i mundshëm në Camp Nou. r.t/albeu.com


Shtuar 25.01.2022 09:07