Kërkoi t’i kthenin arushin që i dhuroi Donaldit, Semi zbulon çfarë bëri produksioni (FOTO LAJM)

Gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, Semi kishte marrë me vete edhe një arush të cilit i kishte vendosur emrin “Gin” apo “Xhini”. Ajo e mbante gjithnjë pranë kur ndihej keq ose jo dhe dukej se arushi ishte kthyer në një send të rëndësishëm për të. Por pavarësisht kësaj, natën që doli nga shtëpia ajo ia dhuroi arushin Donaldit.

Gjërat morën një rrjedhë tjetër pas daljes së saj dhe Donaldi nisi lidhjen me Beatrix. E ftuar në studio, mbrëmjen kur ata pranuan ndjenjat për njëri-tjetrin, Semi i tha Arbanës se do që Donaldi t’i rikthejë “Ginin”.

Dhe pas disa javësh, këngëtarja e ka marrë arushin e saj. Ditën e saj ajo ka postuar një foto me arushin duke shkruar “Shpirti plot. GIN”.

Duke qenë se kanë kaluar disa javë nga kërkesa e saj, nuk dimë nëse arushin Donaldi ka vendosur t’ia rikthejë vetë apo ka qenë ndëryrja e produksionit pas asaj që tha Semi.

Aktori shpesh është parë në shtëpi me “Ginin” në duar pas daljes së Semit.


Shtuar 25.01.2022 08:56