Superiore me rregull të ri nga sezoni 2026/2027, klubet do të nisin ndeshjet me një lojtar të lindur në 2008

Sezoni i ri i “Abissnet Superiore” nuk do të sjellë vetëm ndryshim në formulën e kampionatit, me heqjen e “Final Four”, por edhe një risi tjetër që pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë te ekipet e elitës së futbollit shqiptar.

Të lidhura

None found

Sipas asaj që mësohet, duke filluar nga sezoni 2026/2027, çdo skuadër e Superiores do ta ketë të detyrueshme që në formacionin titullar të një ndeshjeje të aktivizojë një futbollist të lindur në vitin 2008.

Në këtë mënyrë, klubet e Superiores do të jenë të detyruara t’i besojnë që nga minuta e parë të paktën një talenti “2008”-ësh, duke u krijuar më shumë hapësira lojtarëve të rinj që shpesh nuk gjejnë minuta në fushë.

Kjo masë shihet si një mundësi shtesë për zhvillimin e futbollistëve të rinj në kampionatin shqiptar.





Shtuar 2.07.2026 14:54