Spektakël e kartona, mbyllet në barazim super sfida Serbi – Portugali (VIDEO)

Është mbyllur në barazim 2-2 ndeshja mes Serbisë dhe Portugalisë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, “Katar 2022”.

Portugalia nisi ndeshjen mirë dhe u duk se do të triumfonte me lehtësi në këtë ndeshje.

Diogo Jota shënoi dy gola të shpejtë, min (11’) dhe (36’).

Skaudrat shkuan në pushime të pjesëve me avantazhin e dyfishtë të Portugalisë.

Por, në pjesën e dytë, Serbia ishte një skuadër tjetër.

Radonjic hyri në lojë në vend të Vlahovic dhe bëri diferencën.

Radonjic dhuroi një asistim për Mitrovic në min (46’) e  nuk u ndal me kaq, ai shkaktoi probleme mbrojtjes portugeze.

Kostic shfrytëzoi një asistim nga Radonjic në min (60’) pas një kundërsulmi për të barazuar shifrat.

Ronaldo pati një rast të mirë ku topi shkoi drejt rrjetës dhe u largua nga mbrojtësi por në fund gjyqtari vendosi dhe nuk e akordoi gol edhe pse topi u duk se e kaloi plotësisht vijën fatale. Ky episod “çmendi” Ronaldo i cili nuk e kontrolloi me veten duke kundërshtuar, e plasur në tapet shiritin e kapitenit.

Rezultati përfundimtar, Serbia 2-2 Portugalia.

 

Shtuar 27.03.2021 10:03