Southgate tregon sekretin e formës së mirë të Kane dhe Bellingham me Anglinë

Gareth Southgate ka zbuluar se si ai arrin që të nxjerrë versionin më të mirë nga Jude Bellingham dhe Harry Kane për Anglinë.

Anglia mbeten të pamposhtur gjatë vitit kalendarik 2023, duke fituar tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit.

“Tre Luanët” janë kualifikuar në Kampionati Evropian 2024, duke fituar gjashtë nga tetë ndeshjet e luajtura, duke kryesuar kështu grupin.

Kane dhe Bellingham përveç formës së mirë me Anglinë, janë duke shkëlqyer edhe në nivel klubi teksa pas transferimeve në Gjermani dhe Spanjë respektivisht, janë shndërruar në lojtar kyç për klubet e tyre.

“Ne e kemi vendosur Bellingham në një pozicion më të avancuar në fushë. Kjo na ka ndihmuar ne që të sulmojmë dhe të mbrohemi në një mënyrë tjetër. Ne do të ishim të zemëruar në rast se nuk do mundoheshim që ta bëjmë këtë dyshe të funksionojnë së bashku”, ka thënë Southgate për Sky Sports.

Bellingham ka arritur të shënojë 17 gola në 21 paraqitje për “Los Blancos” duke dhuruar edhe pesë asistime, ndërsa Kane momentalisht është duke udhëhequr garën për Këpucën e Artë në Bundesliga, pasi deri në këtë fazë të sezonit ka shënuar 21 gola në 15 paraqitje, duke shtuar këtu edhe katër tjerë në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjet me kombëtaren, Kane ka luajtur në nëntë nga dhjetë ndeshjet e Anglisë këtë vit dhe ka shënuar nëntë gola.

Bellingham në anën tjetër ka luajtur në pesë ndeshje duke shënuar një gol. /Telegrafi/


Shtuar 27.12.2023 10:58