Sot kryendeshja Angli-Kroaci, formacionet e mundshme

Dy skuadrat favorite për të dalur nga Grupi D, Anglia dhe Kroacia do të ballafaqohet sot me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Wembley” në Angli.

Si Anglia, ashtu edhe Kroacia janë të njohura për lojën e bukur dhe shumë ofanzive të cilën e praktikojnë andaj parashikohet një sfidë spektakolare dhe mbase edhe me shumë gola, përcjellë KosovaPress.

“Tre luanët” në këtë sfidë vijnë me dy mungesa si Handerson dhe Saka për shkak të lëndimeve, kurse nga ana tjetër, Kombëtarja e Kroacisë, e udhëhequr nga kapiteni Luka Modriç nuk ka asnjë mungesë dhe vjen e kompletuar në këtë sfidë.

Këto janë formacionin e mundshme:

Angli: (4-3-3): Pickford; Walker, Stones, Mings, Chilwell; Phillips, Rice, Mount; Sancho, Kane, Foden

Kroaci: Livakovic, Vrsaljko, Vida, Caleta-Car, Barisic, Kovacic, Brozovic, Modric, Perisic, Petkovic, Rebic


Shtuar 13.06.2021 10:49