U bë baba dhe surprizoi rrjetin, Landi ndan fotot më të ëmbla me të birin

Landi Hysi u bë baba për herë të parë me datë 26 Maj. Partnerja e tij, Eva solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Lukas.

Lajmin e bukur e dha vetë këngëtari, duke i habitur të gjithë pasi nuk dihej se ishte në pritje për t’u bërë baba.

Së fundmi, Landi ka publikuar në Instagram disa foto pranë Lukasit, i cili po rritet nga dita në ditë.

“Një fëmijë i ri në bllok”, ka shkruar ai krahas fotove.


Shtuar 13.06.2021 10:54