Skenarët/ Tre angleze në 3 finale, Premier League me 10 skuadra në Europë sezonin e ri!

Për herë të parë në histori, anglezët arrijnë njëkohësisht tri finalet e kompeticioneve europiane dhe edicionin e ardhshëm mund të shkojnë në kupa me një numër rekord skuadrash.

Premier League po dominon futbollin europian dhe për herë të parë në histori përfaqësohet me nga një skuadër në çdo finale kupash. Një rezultat, që u garanton klubeve angleze mundësinë për të pasur 5 skuadra në League Phase të Champions League. Por skuadrat e fazës së parë të Championsit që vijnë nga Anglia mund të bëhen 6.

Të lidhura

None found

Nëse Aston Villa – që 3 javët e fundit të kampionatit luan ndaj Burnley, Liverpool dhe Manchester City – e mbyll në 5 vendet e para dhe njëkohësisht fiton Europa League, i jep të drejtën skuadrës së 6-të në renditje të kualifikohet në Champions.

Jo vetëm kaq, sepse ka një skenar tjetër që mund të rritë më shumë numrin e skuadrave që do të marrin pjesë në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm, duke e çuar totalin e tyre në 10.

Nëse Aston Villa triumfon në finalen e Europa League dhe e mbyll kampionatit jashtë 6 vendeve të para, Crystal Palace fiton Conference League (duke shkuar në Europa League) dhe Chelsea fiton FA Cup më 16 maj, pa qenë në 6-shen e parë në Premier, atëherë Anglia do të kishte 10 skuadra.

Prej tyre, 6 në Champions League (5 të parat, plus fituesja e Europa League), 3 në Europa League (e 6-ta në kampionat, fituesja e FA Cup dhe e Conference League) dhe një në Conference League (e 7-a në Premier League).


Shtuar 8.05.2026 14:45