Simone Inzaghi: Një fitore e merituar, kemi një ekip të bashkuar

Simone Inzaghi ka mbetur shumë i kënaqur nga ndeshja e mbrëmshme ndaj ish-ekipit të tij.

Lazio kishte qenë skuadra e vetme e Serie A që i mundi ata deri më tani këtë sezon, por Alessandro Bastoni shënoi një dhe asistoi një tjetër për Milan Skriniar në këtë fitore 2-1.

Kjo fitore pozicionon zikaltërit në krye të tabelës, edhe pse kanë një ndeshje më pak.

“Natyrisht, ne donim ta nisnim vitin 2022 me fitore. Nuk ishte e lehtë ndaj një ekipi me cilësi, i cili është i mirëorganizuar dhe pavarësisht ndeshjes së të enjtes ishte ende i mprehtë fizikisht”, ka deklaruar Inzaghi.

“Nëse shikojmë statistikat fitorja e Interit ishte e merituar dhe jam i lumtur. Kemi një lojë të fortë të mërkurën në stadiumin tonë dhe kjo ishte mënyra më e mirë për t’u përgatitur”.

Interi do të presë Juventusin në Superkupën e Italisë të mërkurën, përballja mes mbajtësve të Scudettos dhe fituesve të Kupës së Italisë.

“Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj. Ne duhet të vazhdojmë kështu, sepse të gjithë antagonistët tanë fituan sot, kështu që nuk ka kohë për t’u ndalur dhe për të menduar, vetëm duhet të vazhdojmë të fitojmë”, shtoi më tej ai.

“Kjo ishte ndeshja jonë e parë e vitit pas një pauze të gjatë dhe ekzistonte rreziku që të mos ishim në formë, por unë i përgëzova djemtë për paraqitjen e tyre”./ h.ll/albeu.com

 

 


Shtuar 10.01.2022 12:14