Shtyhet nënshkrimi i kontratës së Dybalas me Juventusin

Juventusi e ka shtyrë njoftimin për vazhdimin e kontratës me Paulo Dybalan deri në muajin shkurt, raporton “Calciomercato”.

Drejtuesit e klubit nga Torino kanë arritur marrëveshje verbale me Dybalan për të zgjatur kontratën, por gjithçka pritet të zyrtarizohet në muajin shkurt.

Edhe dëshira e Dybalas është që të mbetet te Juventusi edhe më gjatë. Kontrata aktuale argjentinasit i skadon në verën e vitit 2022. Po ashtu, në fund të sezonit pa kontrata do të jenë edhe Juan Cuadrado e Federico Bernardeschi.

Bisedimet me Cuadradon dhe Bernardeschin nuk janë hapur ende dhe të dy lojtarët duhet të presimin deri në fillim të janarit.


Shtuar 29.12.2021 16:26