Shqipëria përfundon stërvitjen në “Shtëpinë e Futbollit” para sfidës në transfertë me San Marinon

Shqipëria ka përmbyllur përgatitjet për takimin e dytë në UEFA Nations League, ku nesër, në orën 20:45, do të përballet me San Marinon në “San Marino Stadium”. Seanca e fundit u zhvillua paraditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran. Stërvitja u përqendrua te ana fizike dhe përgatitja taktike për ndeshjen.

Sipas Departamentit të Komunikimit në FSHF, skuadra është në gjendje të mirë dhe nuk ka shqetësime fizike. Si në sfidën me Bjellorusinë, i vetmi futbollist që mungon është Klisman Cake, i cili po vijon rikuperimin. Gjendja e tij po përmirësohet dhe parashikohet të jetë i gatshëm për ndeshjen me Finlandën.

Të lidhura

None found

Portieri Simon Simoni nuk do të udhëtojë me ekipin A, pasi do t’i bashkohet Kombëtares U-21. Kjo skuadër ka nisur grumbullimin në Tiranë për miqësoren ndaj Ukrainës U-21.

Kuqezinjtë do të nisen pasditen e sotme drejt San Marinos. Përpara ndeshjes, në orën 19:00, trajneri Rolando Maran dhe një futbollist i Kombëtares do të dalin në konferencën zyrtare për shtyp. Ajo do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FSHF-së në YouTube dhe në FSHF TV.


Shtuar më 28.09.2026 13:09

sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibombahsegelsekabet