Shkëndija fiton dhe “blindon” kreun, Shkupi nuk ndalet

Shkëndija e Tetovës ka fituar me 1 gol ndaj Pelister dhe kaq ka mjaftuar që të jetë në krye, e madje në pozita komode, ndonëse sot ka fituar edhe Shkupi me Vardarin, në një sfidë mjaft interesante në kampioantin e elitës së Maqedonisë së Veriut.

Struga ka barazuar në fushën e vet me ekipin e Renovës, ndërsa Borec vazhdon që të bëjë surprizë duke mundur ekipin e Belasicës.

Rezultatet në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, pas javës së 23-të janë si më poshtë së bashku edhe me renditjen, ku Shkëndija kryeson.

Rezultatet/Maqedonia e Veriut

Shkëndija –Pelister 1-0

Shkupi – Vardari 2-0

Makedonia GP – Sileks 0-3

Struga trim & Lum – Renova 0-0

Borec – Belasica 1-0


Shtuar 14.03.2021 19:10