Sherr në tribunë pas eliminimit, mamaja e Rabio zihet me familjet e Pogba dhe Mbappe (VIDEO)

Eliminimi i Francës nga Euro 2020 ka qenë një nga surprizat më të mëdha të këtij edicioni dhe është shoqëruar me një zhgënjim të madh e me sa duket edhe me shumë tension. Jo mes lojtarëve të “gjelave”, por familjarëve të tyre, me protagoniste kryesore Veronik Rabio.

Mamaja e Adrien Rabio, njihet si një personazh i veçantë dhe shpesh protagoniste e bëmave të tilla, duke mos shmangur asnjëherë polemikave rreth të birit. Pak kohë më parë ajo sulmoir drejtuesit e PSG kur ai ishte pjesë e kësaj skuadre e duke qenë një nga arsyet pse ai vendosi të mos mbetej pjesë e parisienëve.

Pas humbjes me Zvicrën, ajo ka qenë protagoniste e zënkave të njëpasnjëshme në tribunë me familjarë të futbollistëve të tjerë francezë.

Të parët që e pësuan ishin familjarët e Pol Pogba pas golit të tretë të Zvicrës që lindi pikërisht nga një top i humbur nga mesfushori. Ajo iu kthye familjarëve të Pogba duke i pyetur se si ishte e mundur që një lojtar i tillë humbte topin në mesfushë në një moment kaq delikat të sfidës dhe nga aty lindi një debat me tone të larta në distancë mes palëve.

Pas ndeshjes, me eliminimin e Zvicrës, ajo në mënyrë publike u kthye nga babai i Kilian Mbape dhe i tha këtij të fundit që t’i tregonte të birit që të mos ishte aq arrogant.

Më pas, ajo sulmoi edhe gazetarët e  pranishëm pranë tribunës së familjarëvë, duke i kritikuar për sjelljen që kishin ndaj Mbape, pasi e trajtonin më mirë se sa duhej. Të gjitha fjalë që janë shoqëruar me tension në tribunë ku nuk kanë munguar fyerjet e ndërsjella mes palëve, duke treguar edhe një herë se sa e tensionuar  ishte bërë situata pas eliminimit të Francës.

 


Shtuar 30.06.2021 09:24