E kishte kthyer shtëpinë në dyqan droge, e pëson keq shqiptari në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar në Itali. Sipas mediave italiane, 29-vjeçari jetonte në një ndërtesë apartamentesh dhe fqinjët së pari vunë re lëvizjet e dyshimta. Raportimi i tyre vuri menjëherë ë lëvizje karabinierët e udhëhequr nga kapiteni, Alessandro Volpini.

Mbledhja e elementeve mbi veprimtarinë reale të shqiptarëve zyrtarisht të papunë dhe pa ndonjë burim të ardhurash erdhi kur policia ndaloi dhe kontrolloi një 24-vjeçar duke dalë nga parkimi i godinës. I riu, i raportuar më vonë në Prefekturë si një përdorues i zakonshëm i drogës, sapo kishte blerë një dozë kokainë.

Karabinierët më pas kontrolluan banesën e 29-vjeçarit, duke gjetur 20 gramë kokainë, disa doza marijuane, 200 euro para dhe një shirit preciz. Arrestimi u vërtetua nga Gip i Varese i cili urdhëroi masën e arrestit me burg kundër tregtarit të drogës.

 


Shtuar 30.06.2021 09:18