Trans-Dniester, i njohur më shumë si Transnistria, është shtëpia e skuadrës së divizionit kombëtar moldav, Sheriff Tiraspol, që do të bëjë sonte hapin e madh në historinë e klubit, pasi përballet me Real Madridin të martën më 28 shtator në Ligën e Kampionëve.
Republika që përfaqëson klubi shtrihet në një pjesë të vogël toke midis Moldavisë dhe Ukrainës , dhe në të drejtën ndërkombëtare, zyrtarisht i përket Moldavisë.
Sidoqoftë, Moldavia e konsideron atë një shtet autonom dhe vetë zona e merr seriozisht ‘pavarësinë’ e saj nga Moldavia, pasi ka organizuar një referendum, që nuk është njohur nga Moldavia, për t’u bashkuar përfundimisht me Rusinë.
Takimi i së martës do të shënojë herën e parë që një ndeshje e Ligës së Kampionëve do të luhet në një nga republikat e ‘panjohura’ të Evropës.
Rëndësia e Sheriff Tiraspol
Paga mesatare mujore në këtë vend është 200 euro, kështu që si është e mundur që klubi të arrijë në Ligën e Kampionëve, me këso paga?
Përgjigja është e thjesht, pasi klubi i futbollit kontrolluan 60 për qind të ekonomisë.
Sheriff Tiraspol është gjëja më e mirë që ka dalë ndonjëherë nga Trans-Dniesteri, pasi ka fituar kampionatin moldave 19 herë që nga themelimi i saj në 1997, dhe të njihet shpejt në të gjithë Evropën, pasi luan ndaj Real Madridit dhe Interit.
Stema e klubit, që duket si një yll ari, është më shumë një flamur për të përfaqësuar shtetin dhe shihet pothuajse në çdo cep të rrugës.
Sot, klubi dominon gjithçka në republikë, nga importi te politika, pavarësisht se nuk ka lidhje zyrtare midis qeverisë së republikës dhe atyre që janë në futboll.
Një skuadër shumëkombëshe
Pas një lëshimi të fundit në rregulloret e futbollit moldav në lidhje me talentet vendas, skuadrës i është dhënë më shumë liri për të importuar lojtarë të huajë, dhe klubi tani mburret me një skuadër me futbollistë nga 14 vende të ndryshme.
Ato përfshijnë lojtarë nga Evropa, Afrika dhe Amerika Latine dhe shumica vijnë si lojtarë falas ose të dhënë në huazim.
Prandaj, Viktor Gushan, pronar i klubit, shpenzon pak për nënshkrimet dhe më shumë për pagat, gjë që ka treguar se është pozitive kur bëhet fjalë për transferimet.
Shumë mbështetës moldavë normalisht nuk janë të kënaqur që duhet të kalojnë kufirin në Trans-Dniester për të parë ndeshjet e ligës kundër Sheriffit , por ka të ngjarë që shumica nuk do ta ketë problem të kalojë të njëjtin kufi për të parë skuadrën përballë Real Madridit më 24 nëntor. /Telegrafi/