Seria A “fabrikë” e penalltive, rekord nga të gjitha ligat e tjera

Me sa duket , Seria A është një terren shumë pjellor për goditjet e penalltive.

Shifrat për këtë gjë nuk gënjejnë, ku në 100 ndeshje të luajtura në 10-të raundet e para, penalltitë e dhëna nga gjyqtrët janë 48-të, me një mesatare prej 0.48 për lojë.

 

Skuadra me më shumë penallti të grumbulluara është Napoli me shtatë penallti në 10 ndeshje, të goditura nga Insigne ku ka shënuar 4 dhe ka humbur 3.

Vendin e dytë nga ligat prestigjoze për goditje penalltie e mbaj La Liga me 39 penallti në 106 ndeshje./H.LL/albeu.com


Shtuar 29.10.2021 12:27