Bëri dasmë madhështore, Vajza e Bill Gates zbulon foton e papublikuar më parë (FOTO LAJM)

Jennifer Gates ka publikuar një tjetër foto nga dasma e saj luksoze me Nayel Nassar, këtë herë me babain e saj, Bill Gates. 25-vjeçarja ka publikuar foton babë e bijë për nder të ditëlindjes së 66-të të themeluesit të Microsoft-it, krahas së cilës ka bërë dhe një dedikim.

“Gëzuar ditëlindjen e 66-të për Bill Gates. Jam mirënjohëse që mësoj nga shembujt e kuriozitetit tuaj të pafund, kërkimit të vazhdueshëm dhe dëshirës për të ndihmuar njerëzimin. Jam e ngazëllyer të dëgjoj për atë që do të mësoni në këtë rrotullim të radhës rreth Diellit.

Të lidhura

None found

Faleminderit për mbështetjen tënde në dasmën dhe ditën tonë të ëndrrave – këto kujtime do të zgjasin përgjithmonë.”, ka shkruar ajo. Jennifer u martua me Nayel Nassar. Gjatë dy ditëve të fundit, ajo ka postuar imazhe të ceremonia e madhe, që u mbajt në fermën e familjes në Westchester, Nju Jork.


Shtuar 29.10.2021 12:27