Sergi me tone të ashpëra ndaj ekipit

Sergi Barjuan u ulë në stolin e Barcelonës për herë të parë ditën e djeshme ku Barcelona barazoi me rezultatin 1-1 ndaj Alaves.

Katalanasit nuk e kanë nisur mirë këtë sezon duke zhvilluar një lojë të “vakët” dhe jo premtuese.

Tranjeri provizor i Barcelonës Sergi Barjuan, gjithmonë sipas “Esports3” , ka shkuar në dhomat e zhveshjes dhe ka lëshuar kritika mbi djemtë e ekipit.

“ Ndodhi ajo që pritej asgjë më shumë.

Nuk po ndryshon asgjë, këtë gjë dhe Koeman e ka thënë para se ta thoja unë tani.

Mëndjen në vend dhe veproni, jemi Barcelona dhe jo një ekip i një kategorie të humbur, kështu po silleni , si një ekip i rëdomtë.”

Kështu është shprehur Sergi i revoltuar ndaj ekipit të tij. /H.LL/abcnews.al


Shtuar 31.10.2021 19:20