Scaloni shpjegon arsyen se përse e la jashtë Dybalan

Lionel Scaloni ka shpjeguar arsyen se përse nuk e grumbulloi Dybalan për dy ndeshjet ndaj Venezuelës dhe Ekuadorit.

“Kam folur me Dybalan kur siguruam listën paraprake sepse ai ishte në fazën e rikuperimit.

Nuk është nevoja për të krijuar aludime por unë dua të them se Dybala nuk është grumbulluar sepse nuk ishte i rikuperuar dhe këtë gjë ia kam thënë dhe atij”, u shpreh trajneri i Argjentinës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.03.2022 12:54