Rrahmani dhe Abazi “ping pong” ndaj La Fiorita, Ballkani kalon në turin tjetër të Conference League

Ballkani ka fituar me goleadë ndaj ekipit të San Marinos, La Fiorita me rezultatin 6-0.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-0, ku Rrahmani shënoi dy kola të shpejtë në minutën e gjashtë dhe të tetë.

Pjesa e dytë nuk pati surpriza, pasi në minutën e 69-të ishte përsëri Rrahmani duke shënuar tripletën e tij personale në këtë ndeshje. Në minutën e 73-të ishte Abazi i cili katërfishoi rezultatin dhe duke zhytur akoma edhe më shumë ekipin mik.

Ballkani nuk u mjaftua me kaq pasi në minutën e 75-të, vetëm dy minuta pas golit të katërt, Krasniqi shënoi edhe golin e pestë të ndeshjes, duke e dërguar rezultatin e përgjithshëm në 9-0.

Por në minutat shtesë të fundit të lojës, Ballkani shënon edhe golin e gjashtë me anë të Abazit, duke rregjistruar kështu dopietën e tij personale në këtë sfidë.

Kështu, Ballkani ka kaluar në turin tjetër të eliminimeve të Conference League./h.ll/albeu.com


Shtuar 26.07.2022 21:50